I moshuari e gjen kuletën pas 53 vitesh, e kishte humbur në Antarktidë

  • A.P /
  • 08 February 2021 - 16:46
I moshuari e gjen kuletën pas 53 vitesh, e kishte humbur në Antarktidë

Një 91-vjeçar ka gjetur kuletën që kishte humbur në vitin 1968, gjatë një udhëtimi në Antarktidë, ku ishte dërguar si meteorolog.

Paul Grisham, i cili sot jeton në Kaliforni, nuk mbante mend ta kishte humbur kuletën në kontinentin më të ftohtë të planetit.

Por, pasi u gjet në gjendje të mirë në një zyrë të bazës McMurdo, kuleta që kishte brenda kartën e identitetit të Paul Grisham dhe patentën, iu kthye pronarit.

Grisham theksoi për “The San Diego Union Tribune” që u habit shumë kur i kthyen kuletën, sepse u përfshinë shumë njerëz në lokalizimin e tij.

(Kosova Sot Online)