Vdes nga koronavirusi kongresisti republikan, Ron Wright

  • A.P /
  • 08 February 2021 - 18:31
Vdes nga koronavirusi kongresisti republikan, Ron Wright

Kongresisti republikan i Teksasit, Ron Wright ka vdekur të dielën pasi ishte i infektuar me Covid-19, tha zyra e tij të hënën. Ai vdiq në moshën 67 vjeçare.

Wright, i cili mori detyrën në vitin 2019, i ishte nënshtruar trajtimit për kancer të mushkërive pasi u diagnostikua në 2018.

Ai dhe gruaja e tij, Susan, u shtruan në spital në Dallas për dy javë para vdekjes së kongresmenit ndërsa luftonin sëmundjen. Kongresisti doli pozitiv me Covid-19 më 21 janar.

Wright ishte anëtari i parë në Kongres që vdes nga Covid-19. 

(Kosova Sot Online)