
Lexoni edhe:
Hoti: Si të bëhem Kryeministër paga dhe pensioni minimal do të jetë 300 euro
Bujar Dugolli thotë se PDK i bëri argatin partisë së Isa Mustafës kur zgjodhi të rrëzonte qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti.
“PDK ishte parti në opozitë por si duket disa kalkulime edhe gjatë të qenit në opozitë e ka orientuar edhe këtë parti që edhe kjo të pozicionohet përballë VV’së’, tha Dugolli.
Hoti: Si të bëhem Kryeministër paga dhe pensioni minimal do të jetë 300 euro
Lexoni edhe:
“Ishin disa momente sidomos gjatë legjislaturës së kaluar që për mendimin tim PDK nuk e pozicionoi vetën me plotkuptimin e fjalës si parti opozitare por thjesht e ndihmoi kohë pas kohe qeverinë dhe kjo tash mund t’i adresohet se ishte pothuajse e njëjta në raport me partitë tjera”, theksoi ai.
“Dy elemente që mendoj se janë për tu theksuar dhe që mendoj unë se do të kenë impakt negativ te PDK’ja: votimi i Speciales që ka lënë gjurmë jo të mira në skenën politike dhe tash pasojat e saj po shihen. Dhe 2 përkrahja e mocionit të LDK’së kundër Kurtit dhe mendoj se kjo ka lënë një traumë te qytetarët e Kosovës për faktin se ishte një situatë jashtëzakonisht e rëndë dhe PDK nuk u tregua e kujdesshme të paktën të kishte pozicion asnjëjës. Iu bë një argat LDK’së për të goditur një qeveri që sapo kishte filluar punën”, tha Dugolli.
“PDK do ta ketë të vështirë ta mbaj rezultatin”, tha Dugolli.
(Kosova Sot Online)