Studentët kërkojnë që mësimi të mbahet fizikisht

  • A.P /
  • 08 February 2021 - 23:06
Studentët kërkojnë që mësimi të mbahet fizikisht

Nga Parlamenti Studentor i UP-së thonë që ligjëratat do të mbahen fizikisht, Zemaj konfirmon se kjo është e mundur

Janë bërë pothuajse një vit qëkur hapësirat nëpër fakultetet e Universitetit të Prishtinës kanë mbetur bosh.

Nëpër këto salla prej muajsh nuk ka studentë që mbajnë ligjërata.

Studimet në UP dhe kolegjet private po organizohen online, në mënyrë që të parandalohet përhapja e korona virusit.

Por duket se studentët e UP-së nuk janë të kënaqur me këtë gjendje.

Ata shprehen që mësimi online nuk po është efektiv për ta dhe se zgjidhja më e mirë do të ishte rikthimi nëpër fakultete.

Njëjtë si Mëgzimja po mendojnë një numër i konsiderueshëm i studentëve të Universitetit të Prishtinës.

Ditë më parë ata firmosën një peticion për UP-në që ligjëratat të vazhdojnë fizikisht.

Madje në internet u shpërndanë edhe lajme që ligjëratat do të mbahen fizikisht e ndonëse për nivelin bachelor do të jetë pa pagesë.

Por Universiteti i Prishtinës i demantoi këto lajme duke thënë që asgjë nuk është konfirmuar ende.

Mirëpo përfaqësuesi i studentëve nga Parlamenti Studentor, Fatlind Azizi po thotë se kërkesat që mësimi të mbahet në mënyrë fizike janë aprovuar.

Ndërkohë Azizi cilëson se ka rënë cilësia e mësimit në këtë mënyrë.

Shpresë që studentët do t’I kthehen fakulteteve në semestrin e dytë që nis pas disa javëve, ka dhënë edhe ministri i Shëndetësisë në detyrë Armend Zemaj.

Zemaj tha se në qoftë se do të jetë situata e qetë pandemike ligjëratat do të lejohen të mbahen fizikisht.

Ndërkohë ka provuar të kontaktojë edhe me Rektoratin e Universitetit të Prishtinës për të marrë përgjigje në lidhje me këtë çështje, por të njëjtit nuk janë deklaruar.

(Kosova Sot Online)