Pemë dhe çati të rrëzuara, Stambolli goditet nga një stuhi e fortë

  • E.K /
  • 09 February 2021 - 09:27
Pemë dhe çati të rrëzuara, Stambolli goditet nga një stuhi e fortë

Stambolli është goditur nga një stuhi e fortë në orët e para të mëngjesit të së martës.

Në shumë zona të qytetit shihen pemë dhe çati të rrëzuara.

Stuhia filloi me një shit ë lehtë, por vetëm disa orë më vonë era e fortë përfshiu vendin.

Disa shërbime të trageteve në qytet janë anuluar për shkak të erërave të forta, thanë të martën operatorët lokalë.

Gjithashtu, Kompania e Autobusëve të Stambollit (IDO) tha se anuloi disa shërbime, duke përfshirë edhe linjat midis provincave të Stambollit dhe Bursës.

(Kosova Sot Online)