Britanikes ish i dashuri i fejohet me babanë e saj, jetojnë në një shtëpi

  • G.G /
  • 09 February 2021 - 12:21
Britanikes ish i dashuri i fejohet me babanë e saj, jetojnë në një shtëpi

Vajza e baballarëve të parë homoseksualë në Britani ka thënë se ish i dashuri i saj, i cili tashmë i është fejuar me babanë, i flet gjatë tërë kohës për marrëdhëniet seksuale me partnerin e ri, pavarësisht se asaj kjo gjë i duket e turpshme.

Saffron Drewitt-Barlow, 21 vjeçe, thotë se kur i sheh ish të dashurit, Scott Hutchion, 27 vjeç, dhe babanë e saj, Barrie Drewitt-Barlow, 51 vjeç, duke u puthur, nganjëherë ndihet sikur dëshiron të vjellë.

“Scotti flet rreth marrëdhënies së tyre tërë kohën. Një herë më tregoi se kishin bërë seks në veturë dhe mua m’u desh t’i them “Në rregull, vërtet nuk dëshiroj të di rreth jetës tënde seksuale me babanë tim”, tha ajo.

Pavarësisht se babai iu nda nga ish-bashkëshorti Tony, 56 vjeç, dhe iu fejua me ish të dashurin Scott në gusht të vitit të kaluar, kjo vajzë ende jeton me çiftin e ri në një shtëpi luksoze me vlerë 6 milionë funte.

Biseksuali Scott dhe Barrie në shtator të vitit të kaluar u bënë me një vajzë, të quajtur Valentina, e cila është lindur nga një nënë surrogate. Saffron thotës se vajza e vogël është shoqja e saj më e mirë, shkruan Daily Mail.

“Dhomat tona janë në dy anë tërësisht të ndryshme të shtëpisë. Nuk do të doja të jem në dhomën fqinje dhe t’i dëgjoj ata tërë natën. Jo, faleminderit! Ky është një hap shumë larg”, shtoi ajo.

(Kosova Sot Online)