Votat e diasporës i përplasin sërish Valdete Dakën dhe Vetëvendosjen

  • E.K /
  • 09 February 2021 - 14:51
Votat e diasporës i përplasin sërish Valdete Dakën dhe Vetëvendosjen

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së Burim Ahmetaj ka bërë të ditur se priten të bëhet pranimi i kontingjentit të tretë të pakove me fletëvotimeve nga dy posta.

Ai ka thënë se vetëm me 6 shkurt dhe 8 shkurt është bërë pranimi i më shumë se 5 mijë pakove nga diaspora me fletëvotime.

Sipas tij, pakot do të jenë në mbrojtje të Policisë së Kosovës në ministrinë e Infrastrukturës, ku do të jenë edhe në mbikëqyrje të kamerave, dhe me 14 shkurt pra ditën e zgjedhjeve do të dërgohen në Qendrën e Numërimit të Votave për verifikim të fletëvotimeve.

“Aktualisht është infokosuar në tri operacione që kanë të bëjnë me arritjen e zarfeve përmes postës, furnizimin me material. Deri tani kemi arritur marrëveshje me secilën postë në të cilat kemi një procedurë të rregullt me tërheqjen e materialeve”.

“Procedura është e njëjtë për të gjitha postat e vendi ku do të mbahen të gjitha dërgesat është në ministrinë e Infrastrukturës dhe është i siguruar mirë siç është policia e Kosovës. Sot pritet të marrim dërgesa edhe nga dy posta të tjera. Me 6 shkurt janë pranuar 2 776 pako, me 8 shkurt 2779 pako, pro sekretariati parasheh që me 14 shkurt parasheh të barten në QNR ku do të bëhet edhe vlerësimi i pakove”.

Anëtari i KQZ-së Alim Rama nga VV-ja sërish, ka qenë i shqetësuar se pse anëtarët po i pengon procedimi i zarfeve me fletëvotime që vinë të shtunën.

“Unë nuk e kuptoj pse ju pengon procedimi i zarfeve që vinë të shtunën dhe të gjithë ju e keni shkelur ligjin dhe Sekretariati nuk është në gjendje me na dhënë sepse njerëzit nuk e dinë a janë në listë, por në këtë krim ka marr pjesë edhe  PZAP-ja procedon tërë kohën ankesat, por në ora 18:00 vjen e-mail që nuk i kanë marr parasysh ankesat”.

Mirëpo për këtë ka reaguar, kryetarja e KQZ-së Valdete Daka ku ka thënë se nuk janë në gjyq që t’i japin shpjegime dhe arsyetime anëtarit Alim Rama.

(Kosova Sot Online)