Momenti i plagosjes së të riut, dëshmitarët: I dyshuari ia mori telefonin dhe i fshiu kërcënimet

  • 09 February 2021 - 15:33
Momenti i plagosjes së të riut, dëshmitarët: I dyshuari ia mori telefonin dhe i fshiu kërcënimet

Një i ri ka qenë cak i të shtënave me armë zjarri gjatë ditës së sotme në lagjen Dardania të Prishtinës. I plagosuri është dërguar me urgjencë në QKUK, ku edhe aktualisht është duke vazhduar trajtimin mjekësor.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë deklaruar për media se pasi e ka plagosur, i dyshuari ia ka marrë telefonin viktimës për “t’ia fshirë kërcënimet”, më pas ia ka kthyer dhe sipas tyre ka ikur në drejtim të një objekti banesor përreth.

Në ndërtesën ku edhe thanë dëshmitarët se ka ikur i dyshuari, policia e kërkoi atë, por nuk pati ndonjë rezultat.

Pamje të reja, momenti kur i riu mbeti i plagosur.

Mësohet se viktima i ka marrë tri plagë nga arma e zjarrit, dy nga të cilat janë në pjesën e gjurit.

Sipas mjekëve, gjendja e tij aktualisht është stabile.

Ndërkohë policia ka njoftuar se po punon për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.

Ndërkohë, motivet që çuan deri te plagosja mbeten akoma të paqarta.

(Kosova Sot Online)