Teoritë konspirative, mbështetësit: Trump rikthehet president më 5 mars

  • E.K /
  • 09 February 2021 - 15:43
Teoritë konspirative, mbështetësit: Trump rikthehet president më 5 mars

Një teori konspirative, e shpërndarë në rrjet prej muajit dhjetor, bindi mbështetësit e Trump se Biden nuk do të betohej më 20 janar. Por, fill pas inaugurimit, një tjetër teori nisi të qarkullojë.

“Trump do të rikthehet si president i SHBA-së më 4 mars, për të rimarrë drejtimin e vendit”, shprehet një mbështetëse e tij.

“Ekzekutimet nisin më 5 mars, kjo është deklarata e madhe dhe unë mezi po pres”, shton një tjetër.

Ata mendojnë se Trump do të rikthehet në zyrë dhe largimi i tij ishte fals. Sipas teorive konspirative, që gjithnjë e më shumë po qarkullojnë në rrjet, zgjedhja e çdo presidenti, në vend të Trump, është ilegjitime. Madje, sipas tyre, Trump do të rikthehet në zyrën ovale në muajin mars.

Pasi Twiter-i i mbylli ish-presidentit llogarinë personale, ai dhe mijëra mbështës tashmë i janë drejtuar platformës GAB, që deri më tani ka 200 mijë anëtarë, që besojnë vërtet se Trump do të rikthehet pas një muaji.

Madje, përmes një fotoje, grupimi shfaqi edhe një mesazh, ku shkruhej: “Nëse dritat ikin, ta dini se ne kemi marrë kontrollin”.

Madje, mbështetësit e Trump i kanë bërë thirrje edhe senatorëve, për ta shpëtuar Trumpin gjatë impeachmentit dhe se vetëm ata mund të sjellin ndryshimin për Amerikën. /A2CNN

(Kosova Sot Online)