Irritohen serbët, deputeti Kamberi flet shqip në Parlament dhe sulmon ministrin Vulin, përplaset me Daçiç

  • A.P /
  • 09 February 2021 - 18:31
Irritohen serbët, deputeti Kamberi flet shqip në Parlament dhe sulmon ministrin Vulin, përplaset me Daçiç

Deputeti shqiptar në Parlamentin serb ka shkaktuar një përplasje jo të vogël gjatë diskutimit në gjuhën shqipe. Në Parlament, Shaip Kamberi ka folur në gjuhën shqipe duke shkaktuar jo pak irritimin e parlamentarëve serb. Për të sheshuar kontestimet, Daçiç ka kërkuar që të lejohet që të flasë në Parlament.

“Unë vetëm po kërkoj nga ju që të na njoftoni me kohë në mënyrë që të sigurojmë përkthyes. Për momentin, ne nuk kemi përkthyes, prandaj do të doja të tërhiqja vëmendjen tuaj”, tha Daçiç.

Kamberi u përgjigj se duhen vetëm dy përkthyes në parlament, për gjuhën hungareze dhe shqipe, si dhe se do të ishte mirë për ta të jetë vazhdimisht i pranishëm.

Daçiç paralajmëroi deputetët disa herë që të mos ndërhyjnë në diskutimin e deputetit Kamberi.

“Ne jemi anëtarë të Parlamentit Serb këtu, i cili miratoi Ligjin mbi Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Pakicave Kombëtare." Ju lutemi respektoni atë të drejtë. Nuk jam i sigurt se kjo e drejtë respektohet kudo, por ne do ta respektojmë atë ”, tha Daçiç.

Kamberi tha se nuk i vinte keq që deputetët nuk e kuptuan kur fliste shqip, por serbisht, të cilën siç tha ai e foli mirë.

Përfaqësuesi i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi një ditë më parë në seancën plenare ka mbajtur fjalimin e parë shqip të bërë në Serbi.

Pavarësisht ndërhyrjeve të vazhdueshme të kryeparlamentarit serb Ivica Daciç, Kamberi vazhdoi të flasë në shqip ndaj vendimit të  Gjykatës së Lartë në Beograd që ka refuzuar ta shpallë fajtor Ministrin Aleksandër Vulin për diskriminim, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Kamberi përmes një postimi në Facebook, ka publikuar dhe fjalimin e plotë, ku thekson se me këtë veprim Gjykata e këtij shteti ka legalizuar termin ofendues “šiptari”.

FJALIMI I PARË SHQIP NË PARLAMENTIN E SERBISË SË PASLUFTËS
Poštovani gra?ani Republike Srbije,
Dame i gospodo narodni poslanici,
Gospodine Presedni?e;
Dobar dan – Mirëdita


Sot është e një ditë e veçantë. Është ditë e parë pasi që një Gjykatë e këtij shteti ka legalizuar termin ofendues “šiptari”. Gjykata e Lartë në Beograd ka refuzuar ta shpallë fajtor Ministrin Aleksandër Vulin për diskriminim, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Për gjykatën e lartë nuk vlenë më as vendimi i Gjykatës së Apelit në fund të vitit 2018, e cila pati sanksionuar përdorimin e termit "“šiptar” si gjuhë urrejtje.

Nuk vlenë as mendimi i Komisioneres për Mbrojtjen e Barazisë, Brankica Jankoviq, që e ka cilësuar përdorimin e termit “šiptar” si nënçmues, fyes dhe shkelje e Ligjit për Ndalimin e Diskriminimit.
Siç dihet, ish-zëdhënësi i Mira Markoviqit dhe Ministri i sotëm i Brendshëm i Aleksandër Vuçiqit, përdor vazhdimisht terminologjinë fyese “šiptar” në vend të terminologjisë zyrtare dhe ligjore në Serbi: “albanac”.

Tashmë me vendim të gjykatës së këtij shteti, prej sot unë qenkam “šiptar” dhe jo Albanac.
Pra, një ditë është zgjuar nga gjumi Aleksandër Vulin dhe ka vendosur se kush jamë unë dhe si cilësohet kombësia ime, e këtë e ka legalizuar gjykata e shtetit!

(Kosova Sot Online)