Arrestohet një person i cili tentoi të transportonte 12 afganë në Kosovë

  • E.K /
  • 10 February 2021 - 10:57
Arrestohet një person i cili tentoi të transportonte 12 afganë në Kosovë

Një person është arrestuar në terminalin doganor Hani i Elezit pasi që në kamionin e tij kishte fshehur 12 persona shtetas Afganistan.

Transportimi i shtetaseve afgan po bëhej në mënyrë të kundërligjshme, të cilët dyshohet se janë bartur nga Greqia, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, në terminalin Doganor në SPK Hani i Elezit, në kamionin me targa vendore ku kishte të ngarkuar letër, gjatë kontrollit të vijës së dytë dhe nga skanimi me kamera janë vërejtur të fshehur 12 persona shtetas të Afganistanit duke u transportuar në mënyre të kundërligjshme, të cilët dyshohet se janë bartur nga Greqia”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)