Ky person nga Maroku dyshohet se ka humbur në Kosovë, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

  • E.K /
  • 10 February 2021 - 11:14
Ky person nga Maroku dyshohet se ka humbur në Kosovë, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Një i ri nga Maroku dyshohet se ka humbur në Kosovë, kështu ka njoftuar një qytetare në grupin “Network Prishtina”, teksa e ka bashkëngjitur fotografinë e tij, në mënyrë që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij t’i ndajë ato me grupin.

“Grup i dashur, nje mike nga Sarajeva kishte postu 1 foto per 1 person nga Moroko, me te cilin kishin humbur kontaktet dhe dyshojne se gjindet ne Kosove….

Me deshiren per te ndihmuar sa do pak,  me lejen e saj po ua bashkangjes foton  , dhe nese dikush e ka pare rastesisht, ju lutemi per ndonje informat…

Faleminderit paraprakisht”, është njoftimi i saj.

(Kosova Sot Online)