Në përpjekje për të argëtuar nxënësit, mësuesi gjen mënyrën qesharake për të hapur mësimin online

  • E.K /
  • 10 February 2021 - 12:07
Në përpjekje për të argëtuar nxënësit, mësuesi gjen mënyrën qesharake për të hapur mësimin online

Në vitin 2021, nxënësit po mërziten nga rutina e zakonshme shkollore në internet, dhe me të drejtë.

Një mësues, po bën xhiron e rrjetit, pasi tregoi se si ai filloi orën e mësimit në internet për nxënësit e tij .

Mason Pyper, një mësues në Raleigh, Karolina e Veriut, u bë viral pasi hapi mësimin online me nxënësit e tij, me një mënyrë argëtuese teksa rrëshqet në një rrëshqitëse.

Në mbishkrim, ai shtoi: "Reagimi i studentëve të mi ndaj këtyre nuk plaket kurrë".

Pasi ndezi kamerën dhe mikrofonin e tij, ai zhduket nga kamera para se të shfaqet duke rrëshqitur.

Ai bërtet "Gëzuar të premten" , teksa mundohet të ngrejë moralin tek nxënësit e tij.

Mësuesi i përkushtuar, i cili punon në Shkollën e mesme 'Pine Hollow', grumbulloi 1.9 milion shikime në TikTok pasi ndau videon e momentit gazmor.

(Kosova Sot Online)