Policia jep detaje për aksidentin me të lënduar në Bardhosh

  • E.K /
  • 10 February 2021 - 12:28
Policia jep detaje për aksidentin me të lënduar në Bardhosh

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot në fshatin Bardhosh të Komunës së Prishtinës.

Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar, se në këtë aksident janë përfshirë tri automjete, dhe si pasojë e këtë aksidenti janë lënduar dy persona.

Rastin e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i policisë për Rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 09:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Bardhosh,  ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë tri automjete . Bazuar në të dhënat e deritanishme si  pasojë e aksidentit janë  lënduar 2 persona . Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut”, ka konfirmuar ai.

(Kosova Sot Online)