E shpërfytyruan me acid, shqiptarja thotë se nuk ka ndërmend të dorëzohet

  • G.G /
  • 10 February 2021 - 13:24
E shpërfytyruan me acid, shqiptarja thotë se nuk ka ndërmend të dorëzohet

Vilma Dule është vajza nga Vlora e cila është padyshim shembulli më i mirë i vajzës shqiptare e cila pavarësisht çdo gjëje ajo ia ka dalë mbanë.

Vilma është 30-vjeç dhe historia e saj nisi 8 vite më parë. Në atë kohë ajo u sulmua barbarisht me acid nga një person, teksa po dilte nga dera e shtëpisë.

E ndërsa ajo e ka gjetur forcën për të dalë para të gjithëve, Vilma poston vazhdimisht foto duke treguar se nuk ka ndërmend të dorëzohet.

“Acidin jua le atyre, Une zgjedh lulet. Jave te mbare miqte e mi dhe mos harroni te shijoni rrezet e diellit sot “, shkruan ajo në një video duke i dhënë kurajo të gjithëve. 

https://www.facebook.com/watch/?v=1954121798138487

(Kosova Sot Online)