Theret me thikë një person në Lagjen e Spitalit

  • A.P /
  • 10 February 2021 - 18:49
Theret me thikë një person në Lagjen e Spitalit

Një person është therur me thikë pas një rrahje që ka ndodhur në Lagjen e Spitalit sonte rreth orës 17:00 në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka njoftuar po lidhur me rastin, Policia ka arrestuar një person në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën  për një rrahje në progres në Lagjen e spitalit në Prishtinë. Me të marrë informatën njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin  e ngjarjes. Bazuar në  informacionet e para dyshohet se një person mashkull , ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë (thikë) dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar në vendngjarje personin e dyshuar si dhe ka konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast”, tha Ahmeti.

(Kosova Sot Online)