Aksident i frikshëm, 11-vjeçari shpëton nga shpërthimi i makinës prindërit dhe motrën 3-vjeçare

  • G.G /
  • 11 February 2021 - 08:22
Aksident i frikshëm, 11-vjeçari shpëton nga shpërthimi i makinës prindërit dhe motrën 3-vjeçare

Një djalë 11-vjeçar nga Teksasi arriti të shpëtonte prindërit e tij dhe motrën tre-vjeçare pas aksidentit të frikshëm me makinë.

Automjeti me të cilin udhëtonte familja, doli nga rruga, e për pasojë u rrokullis disa herë. 11-vjeçari u hodh gjatë përplasjes, teksa pa familjen e tij të bllokuar në makinë. Gjithashtu, diçka ishte duke shpërthyer në flakë në pjesën e poshtme të makinës.

I mituri vrapoi, fiku zjarrin me xhaketën e tij dhe hapi me forcë dyert për të nxjerrë familjen. Anthony pësoi për mrekulli vetëm lëndime të lehta pavarësisht se u hodh nga automjeti kur u përplas. Prindërit e Anthony, u plagosën rëndë pasi kishin pësuar dëmtime në brinjë dhe në shpinë. Babai i tij mbeti me një goditje në kokë që kërkonte operacion.

(Kosova Sot Online)