Gjilanasi i dehur i bën për spital familjarët

  • G.G /
  • 11 February 2021 - 08:52
Gjilanasi i dehur i bën për spital familjarët

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë nga Gjilani, meqenëse i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar familjarët e tij.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se dy prej familjarëve kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, derisa i dyshuari dërgohet në mbajtje.

“Rr. Elena Gjika, Gjilan, 10.02.2021-00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar familjaret e tij. Si pasojë dy nga familjaret pësojnë lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)