Aleksandar Vuçiq: Vaksina i shpëtoi jetën nënës time që ishte shtrirë 6 javë në spital pas infektimit me COVID 19

  • G.G /
  • 11 February 2021 - 09:22
Aleksandar Vuçiq: Vaksina i shpëtoi jetën nënës time që ishte shtrirë 6 javë në spital pas infektimit me COVID 19

Serbia ka vaksinuar numrin më të madh të popullsisë për banor në kontinentin evropian. Mbi 550 mijë persona kanë marrë dozën e parë në një popullsi prej 7 milionë.

Nga fundi i shkurtit, 15% e vendit do të jetë e vaksinuar.

Por, vendi nuk ka marrë asnjë dozë të vetme nga programi evropian COVAX. 

Presidenti serb tha për Euronews se janë përdorur vaksina nga SHBA, Rusia dhe Kina.

“Mund t’ju them se një nga këto vaksina me shumë siguri i shpëtoi jetën nënës sime, e cila ishte shtruar në spital dhe pas 9 ditësh mori një nga këto vaksina, sepse ashtu i sugjeruan ekspertët mjekësorë. Më pas ajo mori anti-trupat dhe nga ky shembull mund të them se bëmë diçka të mirë për qytetarët”, u shpreh Aleksandar Vuçiç.

Presidenti serb shtoi se i ishte lutur zyrtarëve britanikë, kinezë dhe rusë për doza dhe tani vendi i tij është gati t’u ofrojë disa vendeve fqinje.

“Jemi absolutisht dakord që të dhurojmë një stok vaksinash për fqinjët tanë, në fillim për Maqedoninë e Veriut dhe më pas për të tjerët, pasi edhe fqinjët tanë duhen vaksinuar, duhet të marrin dozën aty ku janë”, tha ai më tej.

Ndërkohë, presidentët e Polonisë, Hungarisë, Republikës Çeke dhe Sllovakisë diskutuan vaksinimin në masë, duke bërë thirrje për një shpërndarje më të shpejtë nga prodhuesit.

(Kosova Sot Online)