Shtohen rastet e falsifikimit të parave, katër raste vetëm gjatë 24 orëve

  • G.G /
  • 11 February 2021 - 09:24
Shtohen rastet e falsifikimit të parave, katër raste vetëm gjatë 24 orëve

Rastet e falsifikimit të parave janë shtuar gjatë javëve të fundit në vend. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar katër raste të tilla.

Në regjionin e Prishtinës gjatë 24 orëve, është raportuar për dy kartëmonedha që dyshohen të jenë të falsifikuar, ndërsa dhe në Gjilan e Pejë është raportuar për nga një rast.

“Graqanicë, ankuesja femër kosovare, punëtore e një banke, ka raportuar se ka hasur në një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar.”

“Komoran, Gllogoc, ankuesi mashkull kosovar, punëtor i një pompe të derivateve, ka raportuar se një i dyshuar i panjohur pasi ka mbushur veturën me derivate, ka bërë pagesën me një kartëmonedhë prej 500 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar”, thuhet në raportin e Policisë.

“Gjilan, ankuesja femër kosovare, ka njoftuar se është identifikuar një bankënotë prej 50 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Bankënota është konfiskuar.”

“Pejë, ankuesja femër  kosovare, punëtore e një banke, ka raportuar se në kohë të ndryshme dhe nga shoqëri të ndryshme afariste, janë deponuar të holla ku është vërejtur se disa prej tyre janë te falsifikuara. Monedhat e dyshuara si të falsifikuara janë : 1×100, 3×50 , 2×10 dhe 17×2 euro, të njëjtat janë konfiskuar”, është bërë e ditur në raportin 24 orësh.

(Kosova Sot Online)