Arrestohet pediatri lë takim për marrëdhënie intime me një vajzë të mitur

  • G.G /
  • 11 February 2021 - 09:25
Arrestohet pediatri lë takim për marrëdhënie intime me një vajzë të mitur

Një pediatër në spitalin për fëmijë në Stanford është arrestuar pasi u përpoq të caktonte takim me një vajzë të mitur. Në të vërtetë, ai ishte duke kontaktuar me policë, të cilëve u dërgoi fotografi eksplicite.

Dylan O’Connor, 33 vjeç, u arrestua pasi kishte caktuar takim për marrëdhënie seksuale me vajzën në Redwood City të Kalifornisë, shkruan Daily Mail.

Nuk është e qartë nëse fotografitë e dërguara nga pediatri janë të tijat apo të ndokujt tjetër, por policia tha se ato ishin pornografike.

Mjeku u dërgua në mbajtje nën akuzën për dërgimin e materialeve të dëmshme një personi të mitur dhe për udhëtimin për t’u takuar me një të mitur për qëllime të ulëta.

Policët u paraqitën në internet në emrin e një vajze dhe para mjekut u prezantuan si vajzë e moshës së mitur, por pediatri përsëri caktoi takim për marrëdhënie intime, tha policia.

O’Connor udhëtoi me veturë në një adresë që e kishte caktuar për takim me vajzën, por u befasua nga policët, të cilët e arrestuan atë menjëherë.

Spitali ku punonte ky pediatër ia ka fshirë biografinë nga faqja në internet dhe një zëdhënës tha se mjekut i është ndaluar puna në spital. Policia e ka bastisur shtëpinë e mjekut dhe është duke kërkuar për viktima të mundshme të sjelljes së tij perverse.

(Kosova Sot Online)