Kujdes, kjo rrugë është bërë e pakalueshme për shkak të reshjeve të shiut

  • G.G /
  • 11 February 2021 - 10:33
Kujdes, kjo rrugë është bërë e pakalueshme për shkak të reshjeve të shiut

Komuna e Drenasit kërkon nga qytetarët të kenë kujdes për shkak të nivelit të ngritur të ujit në disa zona nga reshjet e shiut.

“Ekipet përkatëse emergjente janë të njoftuara për gjendjen dhe janë në teren, te gatshëm për intervenime.

Rruga Drenas-Dobroshec, përkatësisht te ‘Guri i Plakës’, është thuajse e pakalueshme me tendenca të mbylljes. Ndërsa, edhe në Shtrubullovë, shumë shtëpi banimi janë përfshirë nga uji”, njofton komuna.

“Për çdo emergjencë që keni, ju lutem lajmërohuni te Zyrtari për Emergjencë, në numrin e telefonit 049978948”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

(Kosova Sot Online)