Trumpi s’bëhet rehat me avokatët, i pakënaqur edhe me Castorin

  • G.G /
  • 11 February 2021 - 10:43
Trumpi s’bëhet rehat me avokatët, i pakënaqur edhe me Castorin

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është ndarë i pakënaqur me paraqitjen fillestare të avokatit të vet, Bruce Castor, gjatë seancës së mbajtur të martën në Senat, thanë dy persona të afërt me këtë çështje.

Castor, i cili po e përfaqëson miliarderin Trump së bashku me avokatin tjetër, David Schoen, bëri një deklaratë gjarpëruese gjatë ditës së parë të hetimeve në Senat, përfshirë vlerësimin pozitiv për udhëheqësit e hetimit në Dhomën e Përfaqësuesve për një prezantim që ai tha se ishte i bërë mirë.

Trumpi gati sa po bërtiste përderisa avokati Castor mundohej që të hynte në thelbin e deklaratës së ekipit mbrojtës, që do të duhej të ishte kushtetutshmëria e zhvillimit të hetimeve ndaj një ish-presidenti, shkruan CNN.

Në fund, Senati votoi me 56 vota për dhe 44 kundër, duke vendosur që hetimet ndaj ish-presidentit Trump janë kushtetuese.

Një këshilltar i ish-presidentit Trump tha se shefi i tij mund të jetë në rrezik serioz, nëse e gjen veten të akuzuar në gjykatë kriminale, duke e pasur parasysh paaftësinë e tij për të tërhequr një ekip të fuqishëm ligjor për hetimet në Senat.

“Trumpi është i q**ë, nëse ndokush ndonjëherë e akuzon atë. Askush nuk dëshiron të punojë me të”, tha këshilltari.

(Kosova Sot Online)