Këto janë qytetet më të sigurta në botë për vitin 2021

  • G.G /
  • 11 February 2021 - 10:48
Këto janë qytetet më të sigurta në botë për vitin 2021

Cilat janë qytetet më të sigurta në botë për vitin 2021?

Këtë na e zbulon një sondazh i fundit i Numbeo, baza më e madhe e të dhënave dhe informacioneve të azhurnuara në lidhje me kushtet e jetesës në pjesë të ndryshme të botës.

Kërkimi mbështetet te perceptimi i sigurisë nga ana e rezidentëve dhe turistëve, duke marrë në analizë faktorë të ndryshëm, ndër të cilët niveli i kriminalitetit, frika e vjedhjeve në shtëpi, frika e ndonjë sulmi apo vjedhje në rrugë.

Në këtë klasifikim, Tirana renditet në vendin e 173-të (nga 431 të marra në analizë), ku Indeksi i Sigurisë është 61.08 pikë, shkruan Monitor, përcjell albinfo.ch.

Më poshtë është klasifikimi i dhjetë qyteteve më të sigurta në botë për vitin 2021.

Trieste, qyteti më i sigurt në Itali

Qyteti më i sigurt në Itali, në vend të dhjetë në klasifikimin botëror, është Trieste, ku Indeksi i Kriminalitetit është 18.15 pikë ndërsa Indeksi i Sigurisë, 81.85 pikë. Një rezultat që të tundon edhe më shumë për të vizituar kryeqytetin e rajonit të Friuli Venezia Giulia, i cili ka qenë gjithmonë një destinacion i njohur për shumë turistë, për trashëgiminë e çmuar historike dhe kulturore, peizazhet që të lënë frymë dhe hijeshinë shumëplanëshe.

Mynihu, vendi më i sigurt në Gjermani

Në vendin e nëntë gjejmë Mynihun, ku “Crime Index” është 17.65 pikë dhe “Safety Index” 82.35 pikë. Në qytetin e njohur, ndër të tjera, për Oktoberfestin dhe birraritë, niveli i krimit perceptohet nga rezidentët dhe vizitorët shumë i ulët, duke e bërë një nga destinacionet më të qeta dhe të sigurta në Gjermani.

Eskiëehir, ku jetohet më mirë në Turqi

Në vendin e tetë, renditet qyteti i mrekullueshëm i Eskiëehir, i konsideruar qyteti ku jetohet më mirë në Turqi, si dhe një nga më të gjallët, falë numrit të lartë të studentëve. Indeksi i Sigurisë, sipas përdoruesve të Numbeo-s, është 82.42 pikë, ndërsa Indeksi i Krimit, 17.58 pikë.

Dubai, destinacion popullor dhe i sigurt

Edhe në vitin 2021, Dubai konfirmohet një nga qytetet më të sigurta në botë, ku Indeksi i Krimit është 16.56 pikë, duke e renditur në vendin e shtatë në klasifikimin ndërkombëtar. Kohët e fundit, Dubai është njohur si një “Destinacion i Sigurt” nga World Travel & Tourism Council (WTTC), pasi ka zbatuar protokollet shëndetësore për t’u garantuar vizitorëve një qëndrim sa më të qetë.

Cyrihu, qyteti me cilësinë më të lartë të jetesës

Në vend të pestë, ndër qytetet më të sigurta në botë, me Indeksin e Krimit 16,40 pikë, është Zyrihu, një destinacion që të bën për vete në çdo stinë të vitit, i njohur edhe për cilësinë më të lartë të jetesës.

Québec, një pjesëz France në zemër të Kanadasë

Qyteti i katërt më i sigurt në botë, nga 431 qytete të analizuara nga Crime Index i Numbeo, është Québec, i konsideruar gjithnjë një nga destinacionet kryesore në Amerikën e Veriut. Djepi i qytetërimit francez në “Botën e Re” është konsideruar mjaft i sigurt nga përdoruesit që morën pjesë në sondazh, ku Indeksi i Sigurisë është 85.24 pikë.

Taipei, qyteti modern i Tajvanit

Në vend të tretë renditet kryeqyteti i mrekullueshëm i Tajvanit, metropol modern ku bashkëjetojnë traditat dhe zhvillimet avangardë, me një Indeks Krimi prej 13.45 pikësh dhe Indeks Sigurie, 86.55 pikë. Një qytet i sofistikuar, në të cilin jetohet mirë, me shumë atraksione për të mos u humbur.

Doha, destinacion mikpritës dhe befasues

Medalje argjendi për kryeqytetin e Katarit, i cili meriton të vizitohet jo vetëm për mrekullitë e panumërta që ofron, por edhe sepse është qyteti i dytë më i sigurt në botë, ku Indeksi i Krimit është 12.04 pikë dhe Indeksi i Sigurisë, 87.96 pikë.

Abu Dhabi, qyteti më i sigurt në botë

Në vend të parë të klasifikimit të qyteteve më të sigurta në botë për vitin 2021 renditet Abu Dhabi, kryeqyteti piktoresk i Emirateve të Bashkuara Arabe, ku Indeksi i Sigurisë është 88.96 pikë dhe ai i Krimit 11.54 pikë. Abu Dhabi është rihapur kohët e fundit për turizmin ndërkombëtar, duke u dalluar edhe për angazhimin, nismat dhe rregulloret e vendosura për të kufizuar përhapjen e Covid-19.

(Kosova Sot Online)