9 vite nga tragjedia e Dragashit, ku vdiqën 10 persona dhe shpëtoi vetëm Ansera Reka

  • S.A /
  • 11 February 2021 - 12:06
9 vite nga tragjedia e Dragashit, ku vdiqën 10 persona dhe shpëtoi vetëm Ansera Reka

Sot bëhen 9 vita nga tragjedia e Restelicës në Dragash ku një ortek i mori jetën 10 familjarëve.

Ansera Reka ishte vajza e vetme e familjes që kishte shpëtuar nga kjo tragjedi e madhe.

Nga kjo fatkeqësi ishin shkatërruar dhjetëra shtëpi pasi orteku kishte rënë nga ana ballore e maleve.

Ansera Reka tani jeton tek të afërmit e saj në Itali.

(Kosova Sot Online )