
Lexoni edhe:
Sërish përplasje në KQZ, Daka fjaloset me përfaqësuesin e VV’së për PZAP’në
sh-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Elshani, ka vdekur sot. Lajmin e ka dhënë Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate, ish-komandant i UÇK-së.
Para katër muajsh, Gjykata Speciale e kishte ftuar Xhavit Elshanin në cilësinë e dëshmitarit. Përmes një postimi në Facebook, Elshani, i njohur nga bashkëluftëtarët si “Leopardi”, kishte thënë se dy persona ia kishin çuar fizikisht ftesën në shtëpi.
Sërish përplasje në KQZ, Daka fjaloset me përfaqësuesin e VV’së për PZAP’nëLexoni edhe:
“Desha të njoftoj opinionin, miqët, shokt dhe bashkluftetaret se sotë më dat 09. 11. 2019 në ora 17:50 kam marr ftes për tu paraqit në Hagë në cilësin e dëshmitarit! Ftesën e kam pranuar fizikishtë në shtëpinë time nga dy persona zyrtar të tribunalit të Hagës!”, kishte shkruar Elshani.
Ai kishte thënë se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe se do të dëshmonte në Hagë për pastërtinë e saj.
“I bindur se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme dhe si të tillë askush nuk mund ta mohojë e aq më pak ta denigroj. Do të dëshmoj për pastërtin e saj si e vetmja rrug per lirin e Kosovës!”, kishte shkruar Elshani.
(Kosova Sot Online )