Në botë mbi 2.3 milionë viktima nga COVID-19

  • G.G /
  • 11 February 2021 - 13:09
Në botë mbi 2.3 milionë viktima nga COVID-19

2 milionë e 367 mijë e 122 persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e virusit COVID-19 në botë.

Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, 107 milionë e 937 mijë e 561 persona janë infektuar me këtë virus.

Ndërsa, 79 milionë e 985 mijë e 733 janë shëruar nga ky virus.

Amerika prinë me numrin më të madh të të infektuarve me gjithsej 27 milionë e 897 mijë e 214 raste, pastaj India me 10 milionë e 871 mijë e 60 raste dhe Brazili me 9 milionë e 662 mijë e 305 raste.

Vetëm në Kosovë, numri total i rasteve pozitive me koronavirus është 63 mijë e 89 raste nga 256 mijë e 355 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

 1 mijë e 532 persona kanë vdekur nga ky virus në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë shëruar 221 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.661 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.896.

(Kosova Sot Online)