E frikshme: Shtëpia mbulohet deri në gjysmë nga dheu pas reshjeve të mëdha të shiut

  • G.G /
  • 11 February 2021 - 13:59
E frikshme: Shtëpia mbulohet deri në gjysmë nga dheu pas reshjeve të mëdha të shiut

Pas reshjeve të mëdha të shiut, kanë vazhduar të dalin probleme tjera.

Përveç vërshimeve të ujit që janë shkaktuar në disa pjesë të qytetit dhe fshatrave të Mitrovicës, probleme janë paraqitur edhe me shembje të dheut.

Në fotografitë e siguruara nga Jepi zë, shihet se një pjesë e dheut në fshatin Frashër ka rreshqitur.

Sipas banorëve kjo rreshiqtje e dheut ua ka rrezikuar shtëpitë dhe pronat e tyre.

Ndryshe, sot është raportuar edhe për një rrëshqitje të dheut edhe pranë tunelit në lagjen Bair.

(Kosova Sot Online)