Bajrami e pranon se është intervistuar njëherë nga Njësiti për Krime Ekonomike

  • A.P /
  • 11 February 2021 - 17:30
Bajrami e pranon se është intervistuar njëherë nga Njësiti për Krime Ekonomike

Kandidatja për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka thënë se zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje janë duke e përdorur atë edhe në spote të fushatës. Bajrami e pranoi se një herë  është intervistuar nga krimet ekonomike në cilësinë e dëshmitarit.

”Ka spote të sponsorizuar që emri im, përdoret në klipin e një kandidati për deputet që kinse unë qenkam intervistuar njëherë nga krimet ekonomike. Është e vërtetë .kam qenë njëherë në cilësinë e dëshmitare. Jam intervistuar 30 minuta. Është për rastin e 53 milionëshit që ministrit Pal Lekaj i ka dhënë kompanisë Bechtel&Enka”, ka thënë ajo.

Më tutje ajo tha se edhe në Lëvizjen Vetëvendosje e dinë që Qeveria “Hoti”, ka punuar mirë për shtatë muaj.

“Si ka mundësi që të etiketohen zyrtarët e lartë publik që një herë qenkan intervistuar në cilësinë e dëshmitarët dhe të mbrohen njerëzit me aktakuza që ata i kanë në lista. Ka njerëz aty me aktakuza të konfirmuara. Përderisa për ata vlen prezumimi i pafajësisë, ne asnjëherë nuk e kemi përdorur këtë për fushatë. Ajo që po i mungon kësaj fushate është përballja me programe dhe unë përfundimisht po them se nuk e di sinqerisht dhe më bën me besu që edhe ata e dinë që ne kemi punuar mirë gjatë këtyre 7 muajve”, ka deklaruar ajo.

(Kosova Sot Online)