Qytetarët në rrezik nga qentë endacak

  • A.P /
  • 11 February 2021 - 23:38
Qytetarët në rrezik nga qentë endacak

Parku i ndërtesave pranë rrugës Xheladin Hana në lagjën “Bregu i Diellit” duket si shtëpi e qenëve endacakë.

Banorët e kësaj lagje kanë dërguar fotografi në adresë të lajmi.net dhe kanë treguar se po ndihen të rrezikuar nga numri i madh i qenëve që po qëndrojnë në lagje.

Ata kanë treguar se janë sulmuar nga qentë dhe se nuk guxojnë t’i lënë fëmijët e tyre të dalin në rrugë as gjatë ditës..

Një banor për lajmi.net ka ndarë eksperiencën e tmerrshme të tij me qentë që thotë se janë bërë “banorë” të lagjës.

“Po mua më kanë ndjekur para disa netësh ma shumë se 20 qenë, kam qenë duke u tranu nga frika, jam frikësuar shumë dhe ende jam i traumatizuar, më ka shpëtuar se isha afër hymjes”, tha ai.

Banorët e kryeqytetit ankohen pothuajse çdo ditë nga prezenca e madhe e qenëve endacakë në çdo lagje dhe rrugë të Prishtinës ndërsa komuna ende nuk ka bërë zgjidhje për ta.

(Kosova Sot Online)