Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

  • G.G /
  • 12 February 2021 - 07:31
Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Kosova Sot Online sjell ngjarjet më të rëndësishme të ditës

9:00
Ministri i Shëndetasisë Armend Zemaj do të nënshkruj Marrëveshjen e bashkëpunimit me Agjensinë Sllovake për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (SAIDC). (Ministria e Shëndetësisë)

10:00
Instituti Demokraci për zhvillim (D4D), mban konferencë të përbashkët për medie me të gjitha Institucionet nënshkruese të Memorandumit të Bashkëpunimit për Procesin Zgjedhor në lidhje me përgatitjen e institucioneve për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. (Hotel “Sirus”, Prishtinë)

10:00
Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Zyrën Kombëtare të Auditimit organizojnë seminari me temën “Auditimi dhe sfidat në realitetin e ri në Kosovë”. (Fakulteti Ekonomik)

11:00
Dorëzimi i Padisë kundër Vendimit për Leje Mjedisore për “Parkun e Aventurave” në Germi të Komunës së Prishtinas. (Para Pallatit të Drejtësisë)

11:00
Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe ETC- Elkos Group, bëjnë hapjen e Javës së Prodhimeve Vendore. (ETC, Fushë Kosovë)

11:30
Avokati i Popullit Naim Qelaj viziton Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe nënshkruan marrëveshje bashkëpunim me Artan Nimani, rektor i Universitetit. (Rektorati i Universitetit “Fehmi Agani”, Gjakovë)

16:00
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmbyllë fushatën zgjedhore. (Pallati i Rinisë, Prishtinë)

16:00-17:30
Kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, mban tubime me qytetarë në Vushtrri dhe Podujevë:
Ora-16:00 – Tubim zgjedhor. (Shtëpia e Kulturës, Vushtrri)
Ora-17:30 – Tubim zgjedhor. (Restaurant Artela, Podujevë)

(Kosova Sot Online)