Fotot që u bënë virale, cili është misteri i qenve me ngjyrë blu?

  • G.G /
  • 12 February 2021 - 07:37
Fotot që u bënë virale, cili është misteri i qenve me ngjyrë blu?

Qentë e rrugës po marrin një ngjyrë blu të hapur pranë një fabrike në Rusi, për shkak të ndotjes kimike.

Autoritetet lokale të Dzerzhinskut po bëjnë vëzhgimet përkatëse dhe do të marrin kafshët për t’u bërë analiza, pasi fotot e këtyre qenve u postuan nga banorë të zonës dhe u bënë menjëherë virale.

Fabrika, që u mbyll para 6 vitesh për probleme financiare, prodhonte acid hidrocianik. 

(Kosova Sot Online)