Reagon Komuna e Vitisë, pasi LVV-së ia mbyllin dyert e shkollës

  • G.G /
  • 12 February 2021 - 10:26
Reagon Komuna e Vitisë, pasi LVV-së ia mbyllin dyert e shkollës

Komuna e Vitisë ka reaguar pas lajmit se Lëvizjes Vetëvendosje iu janë mbyllur dyert e një shkolle duke ua pamundësuar të njejtëve të mbajnë një tubim elektoral.

Të njëjtit thonë se LVV-ja nuk ka parashtruar kërkesë për këtë tubim.

“Reagim ndaj akuzave të pabaza të LVV-së për tubimin elektoral në fshatin Drobesh Pretendimet e LVV-së se gjoja i’u është mohuar e drejta e shfrytëzimit të shkollës së mesme të ulët në fshatin Drobesh nuk qëndron, meqë LVV nuk ka parashtruar ndonjë kërkesë paraprake për tubim. Ne si DKA asnjëherë nuk u’a kemi mohuar askujt të drejtën mbi shfrytëzimin e objektit, të drejtë të cilën LVV-ja e ka shfrytëzuar edhe në shkolla të tjera por gjithnjë duke paralajmëruar kompetentët dhe përgjegjësit e shkollës. Askush nuk ka të drejtë as të u’a mohojë  pjesëmarrjen dhe shfrytëzimin e infrastrukturës, që  do të ishte shumë gabim, por në këtë rast nuk kishte njoftim paraprak”, thuhet në njoftim.

“Unë personalisht si Drejtor i DKA-së  këtë akuzë/ njoftim e kam kuptuar nga mediumet lokale andaj  në emër të DKA-së në Viti, shprehim indinjatë ndaj kësaj akuze të  pabazë, të cilën e shohim edhe si provokim të drejtpërdrejtë të institucioneve lokale. Deklaratat dhe qëndrimet që i atribuohen gënjeshtrave të pacipa, të qëllimshme nuk i bëjnë favore askujt, e lëre më një partie politike apo gazetarisë profesionale, apo siç do të thoshte Makiavelli ,“Qëllimi nuk i përligj mjetet”.  Në kohën kur informimi është aq i shpejtë kjo nuk do duhej të ishte problem, dhe disa  që pretendojnë nivelet më të larta të qeverisë nëse nuk e shfrytëzojnë këtë mundësi atëherë përgjegjësia mos të shpërndahet por të bëhen më përgjegjës për veprimet e tyre”, thuhet tutje.

(Kosova Sot Online)