Nëse vini në Kosovë nga këto shtete s’keni nevojë për test PCR

  • G.G /
  • 12 February 2021 - 10:41
Nëse vini në Kosovë nga këto shtete s’keni nevojë për test PCR

Janë vetëm pesë shtete evropiane, banorët e të cilave mund të hyjnë në Kosovë pa e poseduar një test PCR-Negativ dhe nuk kanë nevojë të vetëizolohen. Këto janë të vetmet vende që s’bëjnë pjesë në listën e shteteve me rrezik të lartë të infektimit.

Bazuar në listën e publikuar në web faqen e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), shtetet e vetme që s’kanë rrezik të lartë të infektimit janë: Danimarka, Finlanda, Norvegjia, Greqia dhe Islanda.

Ndërkohë, shtete me rrezik të lartë të infektimit janë: Franca, Spanja, Italia, Gjermania, Polonia, Çekia, Holanda, Portugalia, Rumania, Belgjika, Suedia, Austria, Hungaria, Sllovakia, Kroacia, Bullgaria, Irlanda, Lituania, Sllovenia, Latvia, Luksemburgu, Estonia, Qiproja, Malta dhe Lihtenshtajni.

Ndryshe, Qeveria në detyrë dje ka miratuar masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Një prej masave që është miratuar sërish dje është edhe posedimi i testit PCR-Negativ jo më i vjetër se 72 orë për personat që vijnë në Kosovë nga shtetet me rrezik të lartë të infektimit, masë kjo që aplikohet prej tetorit të vitit të kaluar.

“Qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për Covid-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

(Kosova Sot Online)