Profesori i Birminghamit: Perandoria Britanike ka qenë më e keqe se nazistët, ka vrarë më shumë njerëz

  • G.G /
  • 12 February 2021 - 11:35
Profesori i Birminghamit: Perandoria Britanike ka qenë më e keqe se nazistët, ka vrarë më shumë njerëz

Një profesor i Universitetit “Birmingham City University”, gjatë një debati për trashëgiminë e kryeministrit historik, Winston Churchill, ka thënë se Perandoria Britanike ka qenë shumë më e keqe se nazistët.

Profesori Kehinde Andrews tha se kryeministri britanik gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore, Winston Churchill, ka qenë supremacist i bardhë. “Ai ka përfituar nga rrëfimi kombëtar britanik që ka qenë shumë i anshëm”, tha anëtari i stafit akademik të universitetit të njohur.

Këtë vlerësim ai e bëri gjatë një debati të organizuar nga Kolegji Churchill në Cambridge, tema e së cilit ishin pasojat racore të Churchillit, shkruan Daily Mail.

“Perandoria Britanike ka qenë larg më e keqe se nazistët. Ata kanë zgjatur më shumë (në pushtet) dhe kanë vrarë shumë më shumë njerëz”, tha profesori Andrews.

Sa i përket veprimtarisë së kryeministrit Churchill, ai tha: “Nuk ka debat për këtë. Supremacia e bardhë e tij është goxha shumë e regjistruar dhe pyetja këtu është se pse Churchilli ende e mban këtë nivel popullariteti?”

Ky profesor është figurë kontraverse dhe rregullisht ftohet në debatet televizive për t’i paraqitur pikëpamjet e tij përçarëse. Më parë, ai ka deklaruar se Britania është e ndërtuar mbi racizmin dhe se secili person i përfshirë në ndërtimin e saj ndoshta ka të kaluar vërtet raciste.

(Kosova Sot Online)