Trumpit i ishte përkeqësuar gjendja kur ishte infektuar me COVID, ishte menduar të futej në ventilator

  • G.G /
  • 12 February 2021 - 12:23
Trumpit i ishte përkeqësuar gjendja kur ishte infektuar me COVID, ishte menduar të futej në ventilator

Pas infektimit me koronavirus, gjendja e ish-presidentit amerikan, Donald Trump në tetor të vitit të kaluar, ishte përkeqësuar.

Po ashtu po raportohet se për shkak të gjendjes së përkeqësuar, ishte menduar që ai të futej në ventilator.

Këto informata janë publikuar për herë të parë në gazetën prestigjioze “The New York Times”, ndërsa CNN kishte raportuar nëntorin e vitit të kaluar se kur ish-presidenti Trump kishte fluturuar për në Qendrën Mjekësore Ushtarake, ai nuk kishte vetëm probleme me frymëmarrjen por kishte pranuar edhe oksigjeno-terapi.

“Trumpi ka marrë terapi me oksigjen” kishte deklaruar një burim i sigurt për CNN.

Ndërsa “New York Times” thotë se Trump ka pasur edhe probleme me mushkëri dhe se niveli i oksigjenit të tij gjatë kohës sa ishte me COVID-19 ishte nën vlerën 80.

(Kosova Sot Online)