Hynë në një shtëpi dhe vodhën gjësende e para, arrestohen dy pejanë

  • G.G /
  • 12 February 2021 - 13:35
Hynë në një shtëpi dhe vodhën gjësende e para, arrestohen dy pejanë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar në Pejë pasi që të njëjtit kanë hyrë me forcë në një shtëpi.

Të njëjtit kanë demoluar një shtëpi dhe nga aty kanë marrë gjësende dhe para.

Sipas policisë të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

Stacioni Policor  në Pejë, me datë 14.01.2021, është informuar se në rrugën ‘Xhevdet Hoti’ në Pejë, ka ndodhur një vjedhje e rëndë.Persona të dyshuar me qëllim të përfitimit në mënyrë te kundërligjshme, kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e viktimës dhe kanë kontrolluar e demoluar pothuajse tërë shtëpinë, ku nga aty kanë vjedhur sende të ndryshme dhe një shumë të parave.

          Hetuesit e Stacionit Policorë në Pejë, menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, të cilët kanë marrë masat e nevojshme për identifikimin e të dyshuarve. Pas një pune intensive operativo-hetimore, me datë 11.02.2021, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojë të dyshuarit:

B.H.                      i  lindur më 1994  

E.H.                      i  lindur më 2000

Të dyshuarit dyshohet se edhe me dy (2) persona të tjerë kanë kryer edhe vepra të tjera penale: ‘grabitje’, ‘vjedhje e rëndë’ dhe ‘vjedhje’.        

     Pas intervistimit, me vendim të prokurorit  të shtetit, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.   

(Kosova Sot Online)