Familja e Astrit Deharit dorëzon kallëzim penal kundër zyrtarit të LDK-së, nuk ia publikojnë emrin

  • G.G /
  • 12 February 2021 - 13:58
Familja e Astrit Deharit dorëzon kallëzim penal kundër zyrtarit të LDK-së, nuk ia publikojnë emrin

Familja Dehari ka dorëzuar kallëzim penal ndaj një zyrtari të LDK-së, emrin e të cilit nuk e kanë bërë publik për media.

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi thonë se emrin nuk do ta bëjnë publik pasi që babai i Astritit, Avni Dehari është kandidat për deputet.

“Kallëzimi penal kundër zyrtarit të ‘lartë’ të LDK-së do të publikohet me 15 shkurt 2021 pas fitorës në referendumin për VETËVENDOSJE!”, ka shkruar Gashi.

(Kosova Sot Online)