Komuna e Gjilanit fton qytetarët e moshës mbi 75-vjeçare të regjistrohen për marrjen e vaksinës anti-COVID

  • G.G /
  • 12 February 2021 - 14:11
Komuna e Gjilanit fton qytetarët e moshës mbi 75-vjeçare të regjistrohen për marrjen e vaksinës anti-COVID

Komuna e Gjilanit ka ftuar qytetarët që janë mbi moshën 75-vjeçare të regjistrohen për marrjen e vaksinës anti-COVID-19.

Komuna e Gjilanit në një njoftim ka thënë që qytetarët e moshës mbi 75-vjeçare që të lajmërohen për evidencë në Qendrat më të afërta të mjekësisë familjare.

“Komuna e Gjilanit fton qytetarët e moshës mbi 75 vjeçare që të lajmërohen për evidencë në Qendrat më të afërta të mjekësisë familjare, në qytet e fshatra, për marrjen e vaksinës anti-COVID-19”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Gjilan, 12 shkurt 2021 – Komuna e Gjilanit fton qytetarët e moshës mbi 75 vjeçare që të lajmërohen për evidencë në Qendrat më të afërta të mjekësisë familjare, në qytet e fshatra, për marrjen e vaksinës anti-COVID-19.

Drejtoresha e Qendrës së Mjekësisë Familjare, njëherësh anëtare e Komitetit të Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, Dr. Arbenita Hajdari, ka thënë se do të fillohet me vaksinim për grup moshat që janë më të rrezikuara.

“Po i bëjmë të gjitha përgatitjet për regjistrim të vaksinimit kundër COVID-19, së pari të grup moshës më të rrezikuar, e që janë mbi moshën 75 vjeçare e më pas vazhdojmë me kategoritë tjera”, ka thënë Hajdari.

Zyra për Informim

(Kosova Sot Online)