Mbishkrimi “Qeveria Kurti 2” vendoset para ndërtesës së Qeverisë në Prishtinë

  • G.G /
  • 12 February 2021 - 14:53
Mbishkrimi “Qeveria Kurti 2” vendoset para ndërtesës së Qeverisë në Prishtinë

Levizja Vetëvendosje ka vendosur një instalacion me mbishkrimin “Qeveria Kurti 2 pranë ndërtesës së qeverisë së Kosovës në sheshin “Skënderbeu”.

Kryetari i VV’së, Albin Kurti dhe u.d së presidentit Vjosa Osmani kanë mbajtur një tubim sot në kryeqytet aty është parë instalacioni “Qeveria Kurti 2”.

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe numri dy i listës së tij, Vjosa Osmani, do të dalin sot në një intervistë të përbashkët. 

Sot është dita e fundit e fushatës zgjedhore, ndërsa lideri i LVV’së, ka refuzuar të dalë në debate me kandidatët e partive të tjera për kryeministër. Sipas Kurtit, ai nuk është i barabartë me kundërshtarët e tij.

(Kosova Sot Online)