Edhe hoxha në Mitrovicë mbanë ligjërata për zgjedhjet e së dielës, ka një kërkesë të veçantë për xhematin

  • G.G /
  • 12 February 2021 - 15:00
Edhe hoxha në Mitrovicë mbanë ligjërata për zgjedhjet e së dielës, ka një kërkesë të veçantë për xhematin

Atmosfera e zgjedhjeve ka përfshirë edhe “xhematin” edhe xhamive në Kosovë.

Tema e zgjedhjeve nacionale ishte sot edhe në “hytben” e xhamisë “Isa Beg” në Mitrovicë, shkruan Jepi zë.

Imami i xhamisë së madhe në Mitrovicë, Enis Rama, ka folur për ditën e zgjedhjeve dhe atmosferën e tensionuar që po mbretëron në vendin tonë.

Hoxha ka bërë thirrje për respektim të njeri tjetrit dhe votim me përgjegjësi.

“Mos i prishni raportet vllazërore për zgjedhje”, ka thënë hoxha Enis Rama në hytbe.

Në Kosovë politikanët po vazhdojnë tubimet në ditën e fundit përmbyllëse të fushatës zgjedhore, fushatë kjo që u shoqërua me shumë akuza e tensione.

(Kosova Sot Online)