Zjarr në një shtëpi, Policia nxjerr në kohë familjen

  • E.K /
  • 12 February 2021 - 16:05
Zjarr në një shtëpi, Policia nxjerr në kohë familjen

Zjarr ka rënë sot në mesditë në një banesë në rrugën "Muharrem Gurra" në Tiranë, por familja fatmirësisht u shpëtua në kohë nga Policia. Si pasojë, banesa e I.P pësoi vetëm dëme materiale.

Policia tha se zjarri shpërtheu rreth orës 11:05 dhe nga sherbimet e Policisë u bë e mundur evakuimi në kohë i banorëve.

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Tiranë/Informacion paraprak 

Më datë 12.02.2021, rreth orës 11:05, në rrugën “Muharrem Gura”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I. P, ku ka vetëm dëme materiale, pasi nga sherbimet e Policisë u bë e mundur evakuimi në kohë i banorëve. 

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. 

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

(Kosova Sot Online)