Dëmtuan buxhetin e Kosovës mbi gjysmë milioni euro, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj të dyshuarve

  • E.K /
  • 12 February 2021 - 16:49
 Dëmtuan buxhetin e Kosovës mbi gjysmë milioni euro, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj të dyshuarve

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit B.A dhe subjektit juridik U.F, nën dyshimin se i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit dëm në vlerë rreth 530 mijë euro.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Prokuroria ka bërë me dije se aktakuza është ngritur për shkak se është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri dhe personi juridik kanë kryer veprën penale “Disponimi dhe ndërrimi i mallit pa autorizim”.

“Prokuroria Speciale njofton se aktakuza është ngritur për shkak se është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri dhe personi juridik kanë kryer veprën penale “Disponimi dhe ndërrimi i mallit pa autorizim”, nga neni 29 të Ligji nr. 03/L-244 për Rezervat Shtetërore të Mallrave, me ç’rast të njëjtit përmes disponimit të paautorizuar të rezervës shtetërore (grurit), buxhetit të shtetit i kishin shkaktuar dëm prej 529.181.10 euro, dëm të cilën i pandehuri më pas e ka kompensuar”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)