Ja pse këtë të diele, më 14 shkurt, do përmbyset e kaluara e tejinkriminuar dhe do të triumfojë filozofia e re politike reformatore!

Ja pse këtë të diele, më 14 shkurt, do përmbyset e kaluara e tejinkriminuar dhe do të triumfojë filozofia e re politike reformatore!
Ja pse këtë të diele, më 14 shkurt, do përmbyset e kaluara e tejinkriminuar dhe do të triumfojë filozofia e re politike reformatore!

Skender Mulliqi

  • 12 February 2021 - 09:43

Shkruan: Skënder Mulliqi

Do të kemi zhvillim shumë më intensiv të instrumenteve të të menduarit kritik konform rrethanave të krijuara shoqërore e politike .Ndryshimet do të sjellin jetë më të mirë për të gjitha kategoritë shoqërore. Përfundimisht Kosova do të dalë nga qorrsokaku i katandisur qe gati 22 vite. Përfundimisht është mirë që po fillon një epokë e re . Nuk guxojmë me të vonohemi, sikur nuk guxojmë të gabojmë duke i votuar ata që anijen e quajtur- Kosovë e dërguan në kahun e gabuar. Këtë të diele me të drejtë presim që të ndodhë ndryshimi i madh duke votuar masovikisht për LVV dhe Albin Kurtin, për Listën Qytetare të Vjosa Osmanit.

-Në kuptimin e gjerë të fjalës kjo situatë e deritashme duhet të ndryshohet kësaj të diele, kur pritet të triumfojnë bindshëm forcat përparimtare të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, para forcave të konsumuara, degraduara, tej korruptuara e madje edhe reaksionare, të cilat ishin shumë gjatë në pushtet, dhe shumë gjatë punuan keq për shtetin dhe qytetarët . Pas marrjes së mandatit të ri qeverisës, me besimin më të madh në Qeverinë e drejtuar nga forcat reformatore të listës së përbashkët të Albin Kurtit me Vjosa Osmanin, në kudër të bashkimit në koalicionin e LVV-së, duhet të punohet shumë dhe krejt më ndryshe, nëse dëshirojmë të rreshtohemi me shtetet e civilizuara të Evropës dhe të botës.

Edhe roli i mediave duhet të përshtatet me proceset demokratike dhe proceset tjera zhvillimore. Pushtet demokratik dhe pushtet për popull do të kemi vetëm pas këtyre zgjedhjeve të 14 shkurtit. Do të kemi ndryshim pushteti, me njerëz të rij, me njerëz përparimtar dhe profesional. Filozofia e tyre politike është krejt tjetër, shumë më e mirë dhe më produktive .

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".