Instituti Aspen në Berlin për marrëdhënien diplomatike mes Kosovës e Izraelit: BE pret afrim me qëndrimet e saj në politikën e jashtme

  • E.K /
  • 12 February 2021 - 17:41
 Instituti Aspen në Berlin për marrëdhënien diplomatike mes Kosovës e Izraelit: BE pret afrim me qëndrimet e saj në politikën e jashtme

Zëvendësdrejtoresha e Institutit Aspen në Berlin për Evropë, Valeska Esch deklaroi se Kosova ka nevojë për një qeveri të aftë dhe efikase që do të bëjë përparim në dialogun me Serbinë dhe në fund të fillojë zbatimin e reformave të rëndësishme.

Valeska Ash ka shprehur shpresë se zgjedhjet parlamentare të këtij viti në Kosovë duhet të sjellin një qeveri të qëndrueshme me një shumicë solide parlamentare.

”  hpresoj shumë që zgjedhjet e përgjithshme të këtij viti të prodhojnë një qeveri të qëndrueshme me një shumicë solide parlamentare. Është e rëndësishme për vendin dhe demokracinë e tij të re që këto zgjedhje të sjellin një qeveri më të qëndrueshme që mund të adresojë shumë sfida të ngutshme të vendit. Kosova ka nevojë urgjente për një qeveri të aftë për të vepruar, thotë Esch, raporton Deutsche Welle, transmeton Gazeta Express.

Ndërsa Esch në lidhje me marëdhënien diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, thotë se BE’ja pret të afrohet me pozicionet e politikës së jashtme të BE’së në lidhje me procesin e pranimit.

“Në parim, në lidhje me procesin e pranimit, BE pret afrim me qëndrimet e saj në politikën e jashtme. BE i ka bërë të qarta këto pritmëri për këtë çështje. Unë vetëm se mund të spekuloj për efektet konkrete”, theksoi Esch.

(Kosova Sot Online)