Albin Kurti flet për fjongot e kuqe në Prishtinë: Ka të bëjë me festën e Shën Valentinit

  • E.K /
  • 12 February 2021 - 21:20
 Albin Kurti flet për fjongot e kuqe në Prishtinë: Ka të bëjë me festën e Shën Valentinit

Kandidati për kryeministër i VV’së, Albin Kurti, ka komentuar fjongot e kuqe të cilat i ka vendosur partia e tij në rrugët e kryeqytetit.

Kurtit iu bë pyetja duke thënë se shumë njerëz e kanë krahasuar këtë veprim si pjesë e ideologjisë komuniste, ndërsa kandidati për kryeministër këtë vepër të VV’së e lidhi me 14 shkurtin – që konsiderohet dita e të dashuruarve.

“Ato janë fjongo të kuqe që i kanë vendosur simpatizantët tanë dhe nuk kanë të bëjnë me ato akuza që na bëhen neve. Të dielën e 14 shkurtit, qytetarët do t’iu drejtohen vendvotimeve është dita e Shën Valentinit, dita e zemrave dhe dita e dashurisë, nuk e di çfarë problemi mund të kenë ata me këtë”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)