Albin Kurti flet për dialogun me Serbinë dhe marrëveshjen e Uashingtonit

  • E.K /
  • 12 February 2021 - 21:57
 Albin Kurti flet për dialogun me Serbinë dhe marrëveshjen e Uashingtonit

Kandidati i VV’së për kryeministër ka folur për dialogun me Serbinë. Thotë se nuk është në mesin e tre prioriteteve të tij qeverisëse.

“Ajo që ofrojmë ne është drejtësi dhe punësim. Janë dy çështje që i ofrojmë si qeveri e re për qytetarët e Kosovës’, theksoi Kurti.

“Sipas të gjitha matjeve të opinionit dialogu me Serbinë nganjëherë janë prioriteti i gjashtë e ndonjëherë i shtati. Kurrë s’janë tri të parat. Unë duhet t’i përgjigjem qytetarëve”, tha ai.

“Nuk po them që s’do të merrem me atë por nuk është prioritet as i qytetarëve dhe ai i imi”, tha Kurti.

Por çfarë rreth marrëveshjes së Uashingtonit?

“Ne duhet të forcojmë shtetin. S’po them se s’do të dialogojmë me Serbinë por nuk është në prioritetet e para kjo”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)