Nuk iu lejua kandidimi për deputet, Kurti: Daka interpretoi njëanshëm aktgjykimin e Kushtetueses

  • E.K /
  • 12 February 2021 - 22:51
 Nuk iu lejua kandidimi për deputet, Kurti: Daka interpretoi njëanshëm aktgjykimin e Kushtetueses

Kandidati i VV’së për kryeministër Albin Kurti mendon se kryetarja e KQZ’së Valdete Daka ka interpretuar njëanshëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke i pamundësuar atij kandidimin për deputet.

Por Kurti thotë se gjërat do të ndryshojnë me fitoren e tij.

“Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nga dhjetori i vitit të kaluar ka paragrafë ambivavalente ngapak kontradiktore por nga kryetarja e KQZ’së kemi pasur një lloj interpretimi të njëanshëm dhe një procedurë në vend se të jetë fasilituese profesioniste e procesit të shndërrohet në një arbitër në një gjykatës çfarë besoj se nuk i takon”, tha Kurti.

“Sidoqoftë jemi këtu ku jemi. Nuk ka kurrëfarë pengese për këtë gjë. Demokracia e ka në thelb vullnetin e popullit, besoj që mëngjesi i 15 shkurtit do e gjejë Kosovën tjetër dhe mandej e shohim”, shtoi i pari i VV’së.

(Kosova Sot Online)