Parashikimi i motit: Shumë ftohtë dhe me reshje bore

  • E.K /
  • 13 February 2021 - 09:22
Parashikimi i motit: Shumë ftohtë dhe me reshje bore

Prishtina Weather ka publikuar motin për sot, nesër dhe ditët në vazhdim.

Sipas parashikimit, sot do të jetë shumë ftoftë në Kosovë.

Gjithashtu janë paraparë edhe reshje bore.

Mot i ftohtë do të mbajë edhe të dielën në vend, derisa, paradite do të ketë reshje të borës.

13.02 – Shumë ftohtë, me erë.  Kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje bore, vende-vende edhe me intensitet mesatar. 

14.02 – Shumë ftohtë, me erë, kryesisht vranët.  Reshjet e borës vazhdojnë edhe paradite.  Deri në mbrëmje reshjet pushojnë.

15.02 – Shumë ftohtë, me erë.  Paradite kryesisht me vransira dhe mundësi për ndonjë rrebesh bore.

16.02 – Shumë ftohtë, me vransira e intervale me diell, pasdite edhe me erë.  Paradite, kohëpaskohe mund të priten edhe rrebeshe të dobëta bore.

17.02 – Kryesisht me diell, por mbetet ftohtë.  Në mbrëmje vransirat do të shtohen.

Temperaturat minimale në fundjavë zbresin edhe deri në -11C, e më pas me një tendencë të rritjes.  Maksimalet zbresin deri në -5C e më pas gradualisht në rritje deri kur ditën e mërkurë rriten edhe në +3C.

Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga veriu-verilindja 3-13m/s, e me hove edhe deri në 16m/s ditën e diel.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritje shumë lartë mbi vlera normale.

(Kosova Sot Online)