Kërkesa numër një e qytetarëve për institucionet e reja që dalin nga vota e 14 shkurtit, instalimi i mekanizmit të fuqishëm për zbatimin e drejtë të ligjit

Kërkesa numër një e qytetarëve për institucionet e reja që dalin nga vota e 14 shkurtit, instalimi i mekanizmit të fuqishëm për zbatimin e drejtë të ligjit
Kërkesa numër një e qytetarëve për institucionet e reja që dalin nga vota e 14 shkurtit, instalimi i mekanizmit të fuqishëm për zbatimin e drejtë të ligjit

Xhevat Meha

  • 13 February 2021 - 08:54

Shkruan: Xhevat Meha

Nëse ndodhë shmangia nga zbatimi i ligjit, veç do të krijoj kushtet e duhura që qytetarët posa të kryhet pandemia të dalin në rrugë për të paraqitur ngulmin për të arritur këtë synim. Nëse qytetarët dalin në rrugë për të realizuar këtë synim, forca që do shfaqin do të jetë po ajo që është shfaqur në kërkesat për realizimin e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Qytetarët e shohin po aq jetike instalimin e zbatueshmërisë së ligjit në plotëni dhe nga të gjithë sa e kanë pa jetike shkëputjen nga Serbia për të qenë të pavarur.

-Votimet e 14 shkurtit të gjithë e presin që do të sjellin ndryshime. Dhe një ndryshim do të sjell. Mirëpo, fjala ndryshim shpreh diçka të gjerë dhe më shumë është abstrakte sesa konkrete. Duhet të mendohet çka dhe çfarë ndryshimi. Nevojat dhe interesat e qytetarëve për ndryshim janë bukur konkrete. Qytetarët kërkojnë që ligji të zbatohet në plotni dhe nga të gjithë. Kjo është diçka e arritshme, por nuk është hiq e lehtë. Zbatueshmëria e ligjit në plotëni dhe nga të gjithë duhet të instalohet me program konkret, me veprime të mirë menduara dhe me hap-pas-hapi.

Zbatueshmëria e ligjit kërkohet që të instalohet në vend të mos zbatueshmërisë së ligjit. Për t'u kryer kjo, duhet të dihet se si dhe nga kush është instaluar mos zbatueshmëria e ligjit. Mos zbatueshmëria e ligjit është instaluar si diçka e organizuar dhe e mirë menduar, është instaluar nga struktura shumë të organizuara dhe shumë të fuqishme me veprimet operative në teren, është instaluar nga strukturat e fshehta serbe të mbështetura nga shërbimet e fshehta ruse.

Nuk po shoh diçka bindëse nga dy alternativat politike që ofrojnë çmontimin e mos zbatueshmerisë, Lista e Albinit dhe Lista e Vjosës, se po e njohin instalimin e mos zbatueshmërisë së ligjit në thellësinë dhe gjerësinë që ka, të paktën unë nuk po shoh diçka publike. Duhet të jenë në dijeni prijësit e këtyre dy listave se qytetarët janë të vendosur për t'i shkuar deri në fund instalimit të zbatueshmërisë së ligjit në plotni dhe nga të gjithë. Çdo shmangie nga prijësit politik të këtyre dy listave, cilido ose cilado qoftë, nuk do të tolerohet nga qytetarët.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".